Postuar më: 22/10/2017

Cikël i mbyllur prodhimi, Ministri Ahmetaj vizitë në fabrikën e re të konfeksioneve

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj vizitoi sot fabrikën e re të prodhimit të konfeksioneve Meko 98.

Përmes një investimi rreth 2 milionë euro për ndërtimin e ambienteve të reja dhe blerjen e linjës së plotë të makinerive, ndërmarrja që dikur operonte në regjimin e përpunimit aktiv (fason), tashmë ka krijuar biznesin e ri me cikël të mbyllur prodhimi, duke materializuar produktin final dhe njekohesisht duke ofruar nje mundesi te re punesimi per rreth 400 punonjes ne zonen e Vores.

Kalimi ne cikel te mbyllur prodhimi ishte synimi kryesor i paketes per mbeshtetjen e sektorit qe u hartua nga Ministria e Ekonomise ne vitin 2014 dhe promovimi i kesaj fabrike te re, eshte nje tjeter shembull suksesi ne kete drejtim.

Perjashtimi nga TVSH i makinerive dhe pajisjeve dhe rimbursimi i TVSH, ishin dy nxitjet kryesore dhe mbeshtetje per te ndermarre kete investim – tha pronari i fabrikes se re.

Ndersa Ministri Ahmetaj tha se “gjithë logjika e paketës së fasonëve ishte mbështetja e këtij segmenti të industrisë së tekstileve, për të kaluar në cikël të plotë, që e gjithë vlera e shtuar krijohet dhe mbetet këtu dhe produkti i gjithë eksportohet, duke sjellë të mira materiale, monetare për kompaninë, por sigurisht edhe për vendin”.

“- Sot unë shoh të punësuar rishtazi nga zona, ku përvec se janë trajnuar, sot kanë mundësi të ndihmojnë edhe ata që do të vijnë gjatë vitit 2018, gati 400 punëtorë, dhe më besoni që këtu ka familje që përfitojnë muaj pas muaji, vit pas viti nga zhvillimi i kësaj sipërmarrjeje.

Jam gjithashtu shumë i kënaqur se kompania ka përfituar nga politikat, qoftë fiskale, qoftë te punësimit që ne kemi avancuar.

Mësova nga pronarët me kënaqësi se kanë përfituar nga politika jonë e përjashtimit nga TVSH të makinerine dhe pajisjeve. Një nga pronarët më thotë që, para dhjetë ditësh ka marre gjithashtu rimbursimin e TVSH-së, pa i telefonuar, pa i kërkuar, pa i thënë askujt. Ky është një subjekt që ka përfituar nga politika jonë e punësimit, nga mbështetja e programeve të punësimit. Për këtë jam shumë i lumtur dhe dua të them që, atë farë që kemi mbjelle disa vite më parë, shohim të mbijë në favor të sipërmarrjes, në favor të të gjithë atyre që punësohen, në favor të ekonomisë shqiptare” – perfundoi Ministri Ahmetaj.

Të rejat e fundit