Postuar më: 22/10/2019

Bruksel, zhvillohet takimi shpjegues për kapitullin 6 “Legjislacioni Tregtar”

Në datën 21 tetor u zhvillua në Bruksel takimi shpjegues (explanatory screening) për kapitullin 6 “Legjislacioni Tregtar”, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku delegacioni shqiptar u kryesua nga Zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Elton Haxhi dhe Zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Sokol Dedja.

Në këtë takim u shpreh angazhimi për të vazhduar progresin e reformave në fushën e legjislacionit për shoqëritë tregtare, auditimit ligjor dhe raportimit financiar në dobi të bizneseve dhe transparencës, në funksion të zhvillimit ekonomik.

Në përfundim të takimit, delegacionet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u përshëndetën edhe nga Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, znj. Genoveva Ruiz Calavera, e cila shprehu mbështetjen e plotë të Komisionit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Në momente të vështira familjet bëhen bashkë dhe për ne ju jeni pjesë e familjes”, tha znj. Calavera.