Çdo vit e më shumë të rinjtë i kanë “kthyer sytë” për arsimimin e tyre drejt arsimit profesional, dukë e parë atë si një mundësi reale punësimi.
Në fokusin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencisë Kombëtare Profesionale dhe Aftësive janë kthyer shkollat e mesme profesionale shtetërore, si zgjedhja më e mirë për profesionet më të kërkuara në tregun rajonal të punës.
Sipas statistikave, 40% e maturantëve që mbarojnë studimet në shkollën profesionale “Stiliano Bandilli” punësohen apo vetpunësohen menjëherë pas diplomimit.
Ndërtesa e kësaj shkolle e sapo rikonstruktuar, me një investim prej 105.8 mln lekë, ofron ambiente moderne dhe kushte ideale për nxënësit, si dhe ofrohen drejtimet:
-Teknologji infirmacioni dhe komunikimi
-Elektroteknikë
-Shërbime Mjetesh transporti
-Mekanikë
-Instaluesh të sistemeve hidraulike
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.