Thirrje për pjesëmarrje në trajnimin online për ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve në fushën e turizmit

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të projektit Networking for Smart Tourism Development (NEST) gjatë datave 3-21 dhjetor 2020 do të zhvillojë një trajnim online (pa pagesë)  për ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që operojnë në fushën e turizmit (NVMT) në Shqipëri, duke marrë në konsideratë dhe rrethanat aktuale të imponuara nga Covid-19 në mbarë botën. Në këtë trajnim mund të marrin pjesë edhe aspirantë/start-up që kanë ide origjinale për zhvillimin e aktivitetit të turizmit.

Në këtë trajnim secili nga pjesëmarrësit do të paraqesë një ide “inteligjente” për një destinacion turistik, (si është e përshkruar në kërkesën për pjesëmarrje – Shtojca 1).  Gjithashtu, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të provojnë forcat e tyre në krijimin e itinerareve eksperimentale të turizmit ndërkufitar, në sektorët e sporteve dhe natyrës, kulturës, ushqimit dhe verës, të cilat si pjesë e projektit mund të shohin pjesëmarrje aktive në promovimin e marketingut të autoritetet lokale, operatorët turistikë dhe bizneset që operojnë në territoret e afektuara nga ky projekt.

Pjesëmarrësve në trajnim do t’ju krijohet mundësia e ndërlidhjes/ndërveprimit me NVMT nga Italia (Puglia dhe Molise) dhe Mali i Zi, për shkëmbimin e ideve e eksperiencave si dhe për krijimin e ofertave të përbashkëta atraktive sa i takon menaxhimit te destinacioneve. Finalizimi i projektit NEST (produkti i fundit) ka lidhje pikërisht me këtë aktivitet, në përfundim të të cilit do të zbatohen dhe eksperimentohen itinerare të reja të përshtatura me karakteristikat unike të secilit vend (shtigje te reja për menaxhimin e destinacioneve turistike në zonën IPA”, e më konkretisht tri itinerare tematike ndërkufitare).

Objektivat specifike të trajnimit:

Të sigurojë konceptet themelore të “menaxhimit të destinacionit inteligjent turistik dhe kompanive të mençura.

Të prezantojë veprimet kryesore në fushën e inovacionit, teknologjive digjitale, qëndrueshmërisë dhe aksesit, duke analizuar raste praktike dhe duke zhvilluar hipoteza të dizajnit.

Të sigurojë njohjen e përdorimit të mjeteve metodologjike dhe operacionale,  si për të kontribuar në krijimin e “destinacioneve të turizmit inteligjent” ashtu edhe për të hartuar dhe promovuar shtigje/itinerare “inteligjente”, të afta për të tërhequr turistë në vendet në zonat ndërkufitare (Itali, Shqipëri dhe Mal i Zi).

NEST-DT3.4.2_Call_alb_thirrje_1

1.-Shtojca_1_Kerkese_per_pjesemarrje_NEST_alb_thirrje_1