Postuar më: 01/08/2019

Sqarim i QKB mbi dorëzimin e pasqyrave financiare të biznesit për vitin 2018

Lidhur me detyrimin ligjor për depozitimin e pasqyrave financiare për vitin 2018 u mbajt sot më datë 01.08.2019 ne ambientiet e QKB nje konferencë per shtyp nga Drejtori i Drejtorisë së Kërkimit dhe Udhëheqjes Metodologjike Z.Flogers Broqi ku u sqarua si më poshtë:

Subjektet të cilët kanë aplikuar online nëpërmjet portalit e-albania deri në datën 31.07.2019, (ora 24:00) dhe janë pajisur me një numër aplikimi (CN…), por për shkak të mbingarkesës së madhe të aplikimeve në të njëjtën kohë është bërë e pamundur plotësimi dhe dërgimi në mënyrën e duhur të pasqyrave financiare, nuk do të aplikohet kundërvajtje administrative në bazë të nenit 74, pika 3 e ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e Biznesit”.

Pra të gjithë këto subjekte që kanë aplikuar, por që nuk kanë finalizuar me sukses aplikimin për arsyen e lartpërmendur duhet të përfundojnë aplikimin e nisur edhe pas datës 31.07.2019, dhe të dërgojnë në mënyrë përfundimtare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit 2018 deri në datën 30.09.2019.

Ndërsa për subjektet që nuk kanë tentuar të aplikojnë për depozitimin e pasqyrave financiare deri në afatin e fundit të parashikuar me ligj , do të aplikohet kundërvajtje administrative në bazë të legjislacionit në fuqi.

Për sa i përket të dhënave mbi aplikimet për pasqyrat financiare të vitit 2018 ju bëjmë me dije se numri total i aplikimeve në regjistër është 19250, nga të cilat të miratuara janë 17139 dhe të refuzuara janë 1405 , ndërsa numri i aplikimeve në proçes shqyrtimi është 706.

Pritshmëria e aplikimeve për vitin 2019 ishte 24218 aplikime të cilat kishin detyrim ligjor depozitimin e pasqyrave financiare.

Numri i subjekteve/aplikimeve të cilët kanë hapur një çështje në portalin e-albania  deri në datën 31.07.2019  ora 00.00 por nuk kanë mbëritur për shqyrtim pranë QKB është 3049 aplikime nga të cilat 1410 janë krijuar vetëm në datën 31.07.2019.