Postuar më: 02/08/2019

Administrata Tatimore dhe Doganore, trajnim punonjësve për rritje profesionale

Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore ka zhvilluar gjatë kësaj javë disa trajnime, të cilat synojnë të rrisin kapacitetet profesionale të punonjësve të dy administratave.

“Tarifa doganore dhe klasifkimi tarifor” ishte tema e një prej seminareve të zhvilluar me 45 punonjës të ekselencës të Doganave Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Berat, Rinas, Vlorë, etj, gjatë të cilit u trajtua klasifikimi tarifor i mallrave kryesisht rregullave të klasifikimit dhe mënyrës si përdoren tarifat. Po kështu, u trajtuan llojet e ndryshme të taksave që paguhen në momentin e zhdoganimit si dhe përjashtimet dhe raste praktike.

Një tjetër trajnim për Administratën Doganore ishte dhe ai mbi “Rregullat e origjinës”, ku u trajnuan 50 punonjës të ekselencës në të gjitha degët doganore. Gjatë këtij trajnimi u trajtua origjina e mallrave dhe llojet e saj, duke u përqendruar tek origjina preferenciale dhe vendimi i 3/2015 i CEFTA, i cili ka filluar të zbatohet me 1 korrik 2019. Gjithashtu, u diskutua dhe “Deklarata e Furnizuesit” dhe raste nga praktika.

Përsa i përket Administratës Tatimore, QTATD ka zhvilluar këtë javë seminarin me temë “Manuali i Punës për Shërbimin e Tatimpaguesve”,  Apelimi Tatimor, Avokati i Tatimpaguesve. Gjatë këtij trajnimi  morën pjesë punonjës të sektorit të shërbimit, regjistrimit, dhe të kontrollit tatimor, nga administrata tatimore Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Ata u trajnuan lidhur memanualin e shërbimit dhe edukimit, i cili dokumenton të gjitha proceset e punës që kryhen nga punonjësit e këtij sektori si dhe shmangia e keqkuptimeve, trajtimi i tatimpaguesve të vështirë, trajtimi i sutuatave të veshtira dhe raste e shembuj nga praktika. U trajtuan rregullat proceduriale të apelimit tatimor, kushtet paraprake të apelimit, diskutime të rasteve praktike, si dhe roli dhe rëndësia e avokatit të tatimpaguesve, si dhe organizimi e funksionimi i tij.