Të tjera

Avokati i Tatimpaguesve promovon të drejtat e tatimpaguesve. Ai ka njё rol tё rёndёsishёm nё grumbullimin dhe në përhapjen e informacionit lidhur me të drejtat e tatimpaguesve dhe edukimin e tyre. Për këtë qëllim, ai mban kontakte dhe kryen vizita pranë strukturave të shërbimit dhe asistencës së tatimpaguesve në çdo organ tatimor, për t’u njohur dhe vëzhguar lidhur me ndihmën dhe asistencën që u ofrohet tatimpaguesve, për njohjen dhe zbatimin me korrektësi të legjislacionit tatimor, apo ndryshimeve që i bëhen në vazhdimësi. Për probleme apo shqetësime të vërejtura, ai
kontakton me drejtuesit e çdo niveli drejtimi në administratën tatimore, me qëllim trajtimin dhe gjetjen e rrugëve të zgjidhjes për rastet e evidentuara.
Nëpërmjet rasteve të trajtuara, Avokati i Tatimpaguesve siguron informacion, bën analiza përgjithësuese dhe ua prezanton ato hallkave administrative pёrkatёse sipas nivelit të shqyrtimit, duke propozuar edhe rrugё pёr zgjidhjen e problemeve, si dhe për pёrmirёsimin e procedurave