Taksat për Ambalazhet Plastike dhe Ambalazhet e Qelqit

Taksa për ambalazhet plastike është 100 lekë/kg dhe aplikohet mbi produktet vendase dhe ato të importit. Vetëm për industrinë e riciklimit, taksa e ambalazhit, i prodhuar nga mbeturinat plastike të riciklueshme të gjeneruara në vend, është vendosur 50 lekë/kg. Kjo taksë mblidhet nga administrata doganore për produktet e importuara, ose nga administrata tatimore në rastin e produkteve vendase.

Taksa për ambalazhet e qelqit është 10 lekë/kg dhe aplikohet për produktet vendase dhe ato të importit. Kjo taksë mblidhet nga administrata doganore për produktet importit ose nga administrata tatimore në rastin e produkteve vendase.