Taksa vendore mbi biznesin e vogël

Çdo subjekt që kryen një biznes, përmes të cilit qarkullojnë gjatë vitit fiskal, të ardhura vjetore bruto (qarkullim) më të ulëta ose të barabarta me 8.000.000 (tetë milionë), është subjekt i detyrimit për të paguar tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.

Subjektet me qarkullim nga 0 deri në 2 milionë lekë, paguajnë 25,000 lekë në vit tatim të thjeshtuar mbi fitimin.

Subjektet me qarkullim vjetor nga 2 deri në 8 milionë lekë në vit paguajnë 7.5% të fitimit të tatueshëm, si tatim të thjeshtuar të tatimit mbi fitimi