Taksa Portuale

Taksa portuale

Taksa portuale është 1 euro. Kjo taksë paguhet nga çdo anije që është ankoruar dhe tregton në të gjitha portet shqiptare.

Taksa e qarkullimit mbi benzinën

Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin është 17 lekë për litër. Kjo taksë vlen për benzinën dhe gazoilin e importuar, si dhe për ato të prodhuara në vend.

Taksa mbi automjetet e përdorura të transportit

Taksa mbi automjetet e përdorura të transportit është e vlefshme për 365 ditë dhe llogaritet sipas kësaj formule:

Cilindër në cm3 x koeficienti i fiksuar sipas moshës x tarifa fikse për llojin e karburantit.

Tarifa fikse për llojin e karburantit është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën.

Mjetet nga 0-3 vjeç nuk janë subjekt i kësaj takse.

Në file më poshtë në Exel mund të gjeni shembuj të ndryshëm të taksës vjetore të mjeteve të përdorura të transportit, sipas llojit të mjetit, masës së cilindratës, llojit të karburantit dhe vjetërsisë së mjetit.

shkarko linkun :

Taksat e makinave të Përdorura për Transport.(excel)