Taksa mbi të drejtën e transferimit të pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme (paguhet vetëm nga bizneset)

Taksa mbi të drejtën e kalimit të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme vendoset mbi ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e tjera të paluajtshme, mbi të drejtën e transferimit të kësaj pronësie.

Ajo paguhet nga transferuesi i së drejtës mbi pasurinë e paluajtshme, përpara regjistrimit, sipas legjislacionit në fuqi.

Baza e taksës së transferimit të së drejtës mbi pasuritë e paluajtshme mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtesës, për të cilën transferohet e drejta e pronësisë.

Niveli i taksës përcaktohet në lekë për metër katror të bazës tatimore. Detyrimi i taksës llogaritet duke shumëzuar nivelin e taksës me bazën e taksës. Baza e taksës mbi të drejtën e transferimit të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme për pasuritë e tjera të paluajtshme është sa vlera e shitjes e kësaj pasurie.

Niveli i taksës përcaktohet në përqindje dhe niveli tregues i saj është 2%. Detyrimi i taksës llogaritet duke shumëzuar nivelin e taksës me bazën e saj.

 

 

NIVELET E TAKSËS SË KALIMIT TË PRONËSISË MBI NDËRTESAT

Bashkitë

Zona 1

Zona 2

Zona 3

Kategoritë e ndërtesave

Tiranë Durrës

Vlorë Fier Sarandë Pogradec Korçë Elbasan Berat Lushnjë Gjirokastër Shkodër Kavajë Lezhë

Të gjitha bashkitë e tjera

Lekë/m2

I. Ndërtesa banimi

1 000

300

100

II. Ndërtesat e tjera për tregti dhe shërbime

2 000

700

300

II. Ndërtesa të tjera

1 500

500

200

 

Shënim I: Nivelet treguese të taksës, dhënë në tabelë, janë të vlefshme për bashkitë.

Shënim II: Të gjitha komunat zbatojnë nivelin e taksës për zonën 3 të bashkive