Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, e cila përbëhet prej taksës mbi ndërtesat dhe taksës mbi tokën bujqësore

Subjekt i taksës mbi pasurinë e paluajtshme janë të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarët e pasurive të mësipërme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të kësaj pasurie. Përjashtohen rastet e  përcaktuara ndryshe në ligj. Pronari ose bashkëpronarët janë të detyruar të paguajnë taksën mbi pasurinë e paluajtshme, në bazë të përqindjes së pronës në posedim.
Taksa mbi pasurinë e paluajtshme përfshin:

  1. Taksa mbi ndërtesat
  2. Taksa mbi tokën bujqësore