Taksa e fjetjes në hotel

Baza e tatueshme për fjetje në hotel është çmimi që paguhet për fjetje, i cili mund të shprehet si çmimi për dhomë ose çmim për person/natë. Niveli i taksës është deri në 5% të pagesës për fjetje.

Ky detyrim tatimor llogaritet duke shumëzuar nivelin e taksave të miratuar nga bashkia ose komuna, me tarifën e fjetjes për një natë, sipas netëve të fjetjes në hotel

Fatura e lëshuar nga hoteli përfshin tarifën e fjetjes dhe vlerën e taksës.