Shpenzimet që nuk do të njihen si shpenzime të zbritshme në përcaktimin e fitimit të tatueshëm.

  • Kostoja e blerjes dhe e përmirësimit të tokës dhe të truallit;
  • Kosto e blerjes, përmirësimit, rinovimit dhe rikonstruksionit të aktiveve të veprimtarisë, të cilat amortizohen, në përputhje me nenin 22 të këtij ligji;
  • Zmadhimi i kapitalit themeltar të shoqërisë ose i kontributit të secilit person në ortakëri;
  • Vlera e shpërblimeve në natyrë;
  • Dividentët e deklaruar dhe ndarjet e fitimit për ortakët apo aksionerët e shoqërive tregtare, si dhe fitimet në rastet e ortakërisë;
  • Interesat e paguara, të cilat tejkalojnë normën mesatare të interesit 12 mujor të kredisë për tregun bankar, sipas publikimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë
  • Gjobat, kamatë-vonesat dhe kushtet e tjera penale;
  • Krijimi ose rritja e rezervave dhe e fondeve të tjera, speciale, përveç rasteve të parashikuara në ligj apo në akte nënligjore.
  • Tatimi mbi të ardhurat personale, akciza, tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi vlerën e shtuar të zbritshëm;
  • Shpenzimet për përfaqësim dhe shpenzimet për pritje-përcjellje të cilat tejkalojnë shumën 0,3 për qind të qarkullimit vjetor;
  • Shpenzimet e konsumit personal, të përcaktuara nga Ministri i Financave;
  • Shpenzimet të cilat tejkalojnë kufijtë e përcaktuar me ligj apo me akte nënligjore. Për kufijtë e përcaktuar në ligjin nr. 7892 datë 21.12.1994, “Për sponsorizimet” , për qëllime tatimore, nuk njihen si shpenzime të zbritshme shumat e sponsorizuara, që tejkalojnë masën 3 për qind të fitimit para tatimit
  • dhe shuma e sponsorizuar për botuesit e shtypit, e cila tejkalon masën 5 për qind të fitimit  para tatimit.
  • Shpenzimet për dhurata;  çdo shpenzim, masa e të cilit nuk vërtetohet me dokumente nga tatimpaguesi.
  • Shpenzimet për shërbime teknike, konsulence dhe të menaxhimit, të faturuara nga persona të tretë, për të cilat nuk është paguar tatimi në burim, brenda periudhës tatimore nga tatimpaguesi.
  • Humbjet, dëmtimet, firot dhe skarcot gjatë prodhimit, tranzitimit dhe magazinimit, tej normave të përcaktuara në akte të veçanta ligjore dhe nënligjore.
  • Shpenzimet për paga shpërblime dhe çdo formë tjetër e të ardhurave personale, të cilat lidhen me marrëdhëniet e punësimit, që u janë paguar të punësuarve, përfshirë edhe administratorët, pa kaluar nëpërmjet sistemit bankar.

shumat e paguara në cash mbi 150000 lekë;

Në rastin e nxjerrjeve jashtë përdorimit ose shkatërrimit të materialeve apo mallrave të cilat për arsye të ndryshme, janë të papërdorshme ose të pa tregtueshme apo tregtohen me çmime të ulura, përfshirë uljen sezonale, shpenzimet përkatëse ose të ardhurat e reduktuara do të njihen për efekt fiskal vetëm nëse vërtetohen me proces-verbalin përkatës të mbajtur nga një komision të posaçëm vlerësimi, dhe subjekti ka njoftuar organin tatimor përkatës.