Postuar më: 31/12/2019

Shërbimet online për qytetarët dhe bizneset nëpërmjet platformes e – albania

Nismës së Qeverisë  për të dixhitalizuar  shërbimet  i janë bashkuar  dhe institucionet kryesore të Ministrisë së  Financave  dhe Ekonomisë, tw cilat do të rrisin numrin e shërbimeve online për qytetarët dhe bizneset nëpërmjet platformës E- albania .

Gjatë 2020 janë programuar të jenë online 510 shërbime ose 94 % e të gjitha shërbimeve që ofrohen nga Insitucionet e MFE-së.

– 188 shërbime bëhën efektive më 1 Janar

– 270 shërbime  bëhen efektive  më  30 Qershor

– 26 shërbime bëhen efektive  dhjetor 2020

 

Konkretisht nga 1 Janari 2020 do të ofrohen:

1-    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 11 shërbime

2-    Drejtoria e Përgjithshme  e Doganave, 8 shërbime

3-    Instituti i Sigurimeve  Shoqërore, 31 shërbime

4-    Shërbimi Kombëtar  i Punësimit, 24 shërbime

5-    Qëndra Kombëtare e Biznesit , 114 shërbime

 

Vetëm 33 shërbime, ose 6 % e totalit që ofrohen nga MFE, do të ofrohen pranë  sporteleve të institucioneve.

Punonjësit e këtyre institucioneve  do të orientojnë dhe asistojnë  çdo qytetar apo biznes, në lidhje me këtë transformim të rëndësishëm, i cili synon lehtësimin e praktikave dhe shkurtimin e rradhëve të pritjes.

Në faqet e internetit të  institucioneve, si dhe në rrjetet sociale apo në të gjitha zyrat në terren, do të ofrohet  informacioni i nevojshëm në lidhje me këto shërbime online.