Produktet Energjetike:


Klasifikimi

  • Vajrat Vegjetale dhe shtazore qe klasifikohen në kodet e NK 1507 deri 1518, kur janë të destinuara të përdoren si lëndë djegëse ose karburant;
  • Vajrat minerale që klasifikohen në kodet NK 2701, 2702 dhe 2704 deri 2715;
  • Hidrokarburet aciklike që klasifikohen në kodet NK 2901 dhe 2902;
  • Metanioli Alkooli Metilik që klasifikohen në kodin NK 2905 11 00, që nuk janë me origjinë sintetike, kur janë të destinuara të përdoren si lëndë djegëse ose karburant;
  • Lubrifikante  që klasifikohen në kodin NK 3403;
  • Preparatet Antiplasese, frenues oksidimi; Alkibenzenet e përziera që klasifikohen në kodin NK 3811 dhe 3817
  • Biokarburantet që klasifikohen në kodin NK 382600
  • Produkte energjetike do të konsiderohen gjithashtu:
  • Produkte të tjera me qëllim konsumi, të vëna në shitje me pakicë ose të përdorura si lëndë djegëse për motorë;
  • Shtues ose mbushës të  lëndës djegëse të motorëve nëse deklarohen si të tilla;
  • Hidrokarbure të tjera të vendosura në shitje me pakicë, ose të përdorura për ngrohje, me përjashtim të torfës ose biomasës

 

Çdo produkt dhe çdo nënprodukt tjetër që përdoret si zëvendësues, mbushësh ose shtues për lëndët djegëse ose karburantet, i nënshtrohet pagesës së akcizës sipas të njëjtit nivel akcize dhe në bazë të të njëjtave kushte si për lëndët djegëse ose karburantin, të cilën ka zëvendësuar, mbushur ose shtuar.

Baza e llogaritjes së akcizës për produktet energjetike mund të jetë kg peshë neto ose litra. Në rastet kur akciza paguhet për litër, matjet bëhen në temperaturën 15 ⁰ Celsius. Konvertimi i lëngjeve në temperaturën 15 ⁰ Celsius bëhet sipas tabelave të standardit ASTM. Baza për llogaritjen e akcizës për metanin, gazin natyror dhe hidrokarburet e tjera të paraqitur në gjendje të gaztë të destinuara për tu përdorur si karburante, taksa llogaritet mbi volumin e matur në gjendje të gaztë nën presion 760 milimetër Mërkur në temperaturë 00 Celsius dhe e shprehur në 100 m3 deri me 2 shifra pas presjes dhjetore.