Postuar më: 31/07/2018

Plan masash

Formalizimi i turizmit

Me fillimin e sezonit turistik, strukturat e hetimit tatimor janë fokusuar në zbatimin e planit të masave në terren, që synojnë përqendrimin e kontrolleve në zonat me aktivitet të shtuar ekonomik në këtë periudhë, kryesisht bizneset e shërbimit dhe turizmit përgjatë zonave bregdetare. Plani i masave përfshin vizitat fiskale me qëllimin këshillimin dhe asistimin e sipërmarrjeve për korrigjim vullnetar të përgjegjësive tatimore, por edhe kontrolle të detajuara në rastet e konstatimit të shkeljeve ligjore. Në periudhën 1-30 korrik nga strukturat e hetimit tatimor në tre rajonet e vendit dhe Drejtoria Qendrore e Hetimit Tatimor janë kryer 4197 verifikime në terren, nga të cilat janë konstatuar 1912 shkelje dhe janë marrë masat përkatëse ndëshkimore në vlerë 62 milionë lekë.