Përjashtimet nga tatimi mbi fitimin

a. Organet e qeverisjes qendrore dhe vendore;

b. Banka e Shqipërisë;

c. Personat juridike që ushtrojnë veprimtari të karakterit fetar, humanitar, bamirës, shkencor apo edukativ, pasuria apo fitimi i të cilave nuk përdoret për përfitime nga organizuesit apo anëtarët e tyre;

d. Organizatat e punës (sindikatat, konfederatat), dhomat e tregtisë e industrisë apo bujqësisë, si dhe organizmat e ngjashme me to që nuk kanë qëllime fitimi si: Urdhri i Mjekut, Dhoma e Avokatisë, IEKA.

e. Organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësitë e tyre në Republikën e Shqipërisë; përjashtimi është i përcaktuar në marrëveshje të veçanta.

f. Personat e parashikuar në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Shqipërisë;

g. Fondacionet ose institucionet financiare jo bankare të krijuara me Vendim të Këshillit të Ministrave;

h. Shtëpitë filmike të prodhimit kinematografik, të licencuara dhe të subvencionuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.