Postuar më: 24/10/2013

Njoftim për thirrjen e shprehjes së interesit për pjesëmarrje në Këshillin Tatimor

Ministria e Financave fton organizatat që përfaqësojnë tatimpaguesit dhe ekspertët e çështjeve tatimore, të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të Këshillit Tatimor. Këshilli Tatimor është një organ konsultativ dhe forum për bashkërendim teknik mes Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Tatimpaguesve, i krijuar në bazë të nenit 38/1 në Kreun IV/1 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar).

Afati maksimal për dorëzimin pranë Ministrisë së Financave të formularit të plotësuar dhe dokumentacionit të kërkuar, është dita e martë, datë 19 nëntor 2013.

Informacion më të detajuar dhe formularin e aplikimit, mund t’i gjeni në faqen e internetit të Ministrisë së Financave www.minfin.gov.al.

Të rejat e fundit