Postuar më: 04/02/2014

Njoftim për tatimpaguesit e biznesit të vogël me qarkullim vjetor 2 – 8 milionë lekë

Afati dhe mënyra e deklarimit të TAPBV

 

Të nderuar Tatimpagues! Administrata Tatimore ju njofton se, bazuar në Ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, për të gjithë tatimpaguesit subjekt i taksës vendore mbi biznesin e vogël, afati i plotësimit dhe dorëzimit të Deklaratës së TAPBV për vitin 2013 është data 10 shkurt 2014. Tatimpaguesit, subjekt i kësaj takse, duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë pranë Administratës Tatimore Deklaratën e Tatimit mbi Të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël (TAPBV).

 

– Bazuar në V.K.M. nr.55 datë 03.02.2010, “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”, i ndryshuar, deklarata e TAPBV–së dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike.

 

– Pagesa e diferencës së Taksës Vendore mbi Biznesin e Vogël, mund të kryhet nëpërmjet bankave të nivelit të dytë ose sporteleve të Postës Shqiptare.

 

Për çdo pyetje apo informacion ju mund të kontaktoni me Drejtoritë apo Sektorët e Shërbimit ndaj tatimpaguesve në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore.

Të rejat e fundit