Postuar më: 22/11/2013

Njoftim për mirëmbajtjen e sistemit të IT në Tatime

Në kuadër të përmirësimit të sistemit të IT-së, për të rritur sigurinë në transmetimin e të dhënave dhe për t’i siguruar taksapaguesve një shërbim më të shpejtë dhe cilësor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur procesin e mirëmbajtjes së rrjetit teknologjik të informacionit.
Sistemi i serverit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve kishte hasur jo pak probleme për shkak të mbingarkesës, duke i shkaktuar tatimpaguesve vonesa në dorëzimin në kohë të deklaratave tatimore.
Problemet e konstatuara në mirëmbajtjen e sistemit dhe amortizimi i rrjetit kanë cenuar nivelin e shërbimit dhe kërkojnë ndërhyrje më të thella në vazhdim.
Për këto arsyeje, DPT u kërkon ndjesë të gjithë taksapaguesve për ndërprerjen e përkohshme të shërbimit të vetdeklarimit online. Rivënia në punë do t’ju njoftohet menjëherë sapo sistemi të jetë gati.

Të rejat e fundit