Misioni

Misioni i Ministrisë së Financave është arritja e stabilitetit ekonomik nëpërmjet drejtimit me eficiencë, efektivitet dhe transparencë të financave publike.

Ministria e Financave e ushtron veprimtarinë nëpërmjet këtyre fushave të përgjegjësisë shtetërore:

Politikës makroekonomike dhe fiskale;

Administrimit të të ardhurave;

Administrimit të buxhetit të shtetit;

Menaxhimit të borxhit publik;

Administrimit financiar;

Menaxhimit financiar dhe kontrollit;

Menaxhimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian dhe menaxhimit të fondeve të Bashkimit Evropian;

Inspektimit financiar publik;

Bashkërendimit të përgjithshëm të auditimit të brendshëm.