Misioni

Avokati i Tatimpaguesve ka për mision të mbrojë interesat e tatimpaguesve në marrëdhëniet me organet tatimore nëpërmjet zgjidhjes së kërkesave/ankesave të paraqitura nga tatimpaguesit. Funksioni i Avokatit të Tatimpaguesve rregullohet nëpërmjet nenit 105/2 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.