Postuar më: 06/08/2020

Mblidhet Këshilli Konsultativ i Punësimit-Denaj: Programet e Nxitjes së Punësimit do të shërbejnë si mbështetje dhe për bizneset e reja

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj, mblodhi Këshilli Konsultativ për Punësim, të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Në mbledhjen e tij të parë, në kuadër të transformimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive,  ky Këshill diskutoi dhe miratoi,

  • Rregulloren për funksionimin e Këshillit Konsultativ të Punësimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive
  • Transferimin nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Agjenci Kombëtare të punësimit dhe Aftësive(AKPA)
  • Plani 3 vjeçar të AKPA-s
  • Përcaktimi i treguesëve të monitorueshëm për vitin 2020
  • Rregulloret për Zbatimin e Programeve të Nxitjes së Punësimit
  • Konsultimi i paketës së vullnetarizimit

Gjatë këtij takimi, Ministrja Denaj vlerësoi,  se Programet e Nxitjes së Punësimit, përvec mbështetjes për punësimin, formimin dhe praktikat profesionale, tani do të shërbejnë si mbështetje edhe për hapjen e bizneseve të reja apo punësimin në komunitet  të punëkërkuesve të papunë të rregjistruar pranë Zyrave të Punësimit.

Këshillit Konsultativ të Punësimit është një organ i lartë konsultativ i Agjencisë Kombëtare të  Punësimit dhe Aftësive, i cili ka si funksion të kryej këshillime, të marri vendime me konsensus dhe ti bëjë rekomandimet përkatëse AKPA-së, mbi:

  1. Hartimin dhe zbatimin e politikave, të strategjive dhe të programeve kombëtare për nxitjen e punësimit dhe uljen e papunësisë e përgatitjen e akteve nënligjore;
  2. Përmirësimin e sistemit të punësimit dhe të zhvillimit të aftësive në përputhje me zhvillimet e sektorëve të ekonomisë dhe interesat e tregut të punës;
  3. Standardet për vlerësimin e cilësisë së programeve të nxitjes së punësimit;

Në këtë Këshill marrin pjesë  përfaqësues të organizatave të biznesit, sindikatave, si dhe drejtues të lartë të DPT, ISSH, Inspektoriati i Punës  dhe Ministrive të linjës.

Kuvendi i Shqipёrisё nё muajin Mars të vitit të kaluar  miratoi  ligjin e ri “Pёr nxitjen e punёsimit”, i cili i hapi rrugёn ndryshimeve thelbёsore qoftё nё qasjen ndaj institucionit,  por edhe ndaj politikave tё punёsimit dhe aftёsive. Gjithashtu ndryshimet  nё ligjin nr. 15/2017 “Pёr arsimin dhe formimin profesional”, sollën njё strategji tё re pёr arsimin dhe formimin profesional, duke e parё atё tё lidhur ngushtё me tregun e punёs dhe politikat e punёsimit.

Ndërsa  nëpërmjet implementimit të ligjit nr.15/2019 “Pёr nxitjen e punёsimit”, zhvillohet mё tej nevoja e integrimit tё ngushtё tё dy komponentёve tё tregut tё punёs;

  • aftёsimit tё individёve nёpёrmjet formimit dhe arsimit professional,
  • fuqizimit tё tyre edhe nёpёrmjet politikave tё punёsimit me qёllim punёsimin e denjё tё tyre.