Mbartja e humbjeve

Në rast se fitimi i tatueshëm në një periudhë tatimore rezulton negativ, humbjet e rezultuara dhe të njohur nga organet tatimore, mund të mbulohen me fitimet në tri periudhat e ardhshme tatimore, sipas parimit “humbja e parë më përpara se ajo e fundit”.

            Nëse një humbje nuk arrin të mbartet për tre vite pasardhëse radhazi (pasi subjekti mund të rezultojë përsëri me humbje), ajo nuk mund të shtrihet më tej dhe të prekë rezultatin e viteve të tjera, para aplikimit të tatimit mbi fitimin.

  1. Në rast se gjatë një periudhe tatimore pronësia e drejtpërdrejtë dhe/ose e tërthortë, të një personi, ndryshon me më shumë se 50%, vlerë ose numër, humbjet nuk transferohen.

Transferimin i humbjes së shoqërive është i ndaluar, pasi mbartja e humbjes duhet të jetë e lidhur vetëm me tatimpaguesin që e pëson atë.