Korçë

Vizitë Administrative në Qarkun e Korces

 

Gjatë vitit 2019 Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka planifikuar të zhvillojë një vizitë në Qarkun e Korces, në kuadër të planit vjetor të ministrit për të zhvilluar një “Vizitë Administrative në Qark”.

Vizita do të përqëndrohet kryesisht në inspektime të institucioneve shtetërore që ofrojnë shërbime për qytetarët dhe takime me punonjës të administratës shtetërore që janë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Qëllimi i kësaj vizite është monitorimi nga afër i ecurisë së punës dhe objektivave të lëna nga Qeveria Shqiptare.