Postuar më: 03/06/2020

Konferenca e Këshillave të Investimeve EBRD 2020-Denaj: Prioritet i Qeverisë, Rimëkëmbja e Ekonomisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, është ftuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në  panelin hapës të konferencës  virtuale të  “Këshillave të Investimeve EBRD 2020”.

Së bashku me Zv/Kryeministren e Gjerogjisë Znj. Tskitishvili dhe Zv/Presidentin e parë të BERZH Z. Rigterink, ndamë eksperiencën e situatës ekonomike post-COVID, rolin e Këshillit të Investimeve në Shqipëri dhe në vende të tjera dhe diskutuam mbështetjen e BERZH në përballimin e situatës dhe rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia Covid-19.

Gjatë këtij takimi virtual Ministrja Denaj bëri një panoramë të ndikimeve më të rëndësishme ekonomike afatshkurtra dhe afatgjata të Covid-19 në ekonominë shqiptare.

Zonja Denaj theksoi, se megjithëse është ende herët të tregojmë me siguri se sa do të jetë ndikimi i përgjithshëm nga COVID19, pritshmëritë janë për një ndikim në parametrat kryesorë makro-ekonomikë si: rritja ekonomike, llogaria rrjedhëse, bilancin e pagesës, dhe kryesisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve dhe remitancat.

Sipas Ministres Denaj, në afatshkurtër, ndikimi i menjëhershëm ekonomik ka qenë i lidhur me papunësinë dhe qarkullimin e sektorit privat. Këto ndikime janë diskutuar gjerësisht edhe në Këshillin e Investimeve, të realizuar pavarësisht kushteve të pandemisë.

Znj. Denaj njoftoi, se këtë javë pritet të diskutojë masat e ardhshme për ekonominë dhe modelet e zhvillimit në Mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve, në datë 05 Qershor.

Ministrja solli paraprakisht në vëmendje se masat e vijuese të Qeverisë në Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike do të përfshijnë amortizimin e këtyre efekteve dhe mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, krahas vazhdimit të reformave të tjera strukturore për të gjithë Qeverinë.

Gjatë këtij takimi Ministrja Denaj i njohu homologët edhe me planin e masave të marra nga Qeveria Shqiptare për të përballuar efektet e shkaktuara nga situata e pandemisë, për bizneset dhe qytetarët, si Paketat 1 dhe 2  për pagat e luftës, dy Garancitë Sovrane, si dhe lehtësitë fikale për sipërmarrjen.

Zonja Denaj theksoi rolin e politikave në ndihmë të dixhitalizimit të ekonomisë dhe ekonomisë së gjelbër.

Në këtë funksion vjen në ndihmë edhe mbështetja e BERZH, e prezantuar edhe nga Zv/Presidenti i parë i BERZH Z. Rigterink, jo vetëm në fonde monetare për sektorin privat, por edhe me shërbime konsulence për bizneset, të dedikuara në vecanti drejt automatizimit dhe inovacionit.

Kjo është në linjë me politikat e Qeverisë Shqiptare dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për nxitjen e reformave ekonomike dhe për të zhvilluar  SME-të, Start Up duke mundësuar rritjen e konkurrueshmërisë, cilësisë dhe efektivitetit.

Qeveria Shqiptare pritet të lancojë së shpejti dokumentin për Rimëkëmbjen e Ekonomisë, e cila lidhet me reformat në nivel politikash, mundësitë për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare “Made in Albania”, si dhe  mundësinë për të maksimalizuar  potencialin e zhvillimit me fokus imazhin e vendit,  rritjen e aksesit në financë dhe përgatitjen cilësore të fuqisë punëtore.

 

Historik

Në vitin 2014, EBRD nisi Iniciativën e Klimës së Investimeve dhe Qeverisjes (ICGI) për të plotësuar qasjen e Bankës për tranzicion përmes forcimit të qeverisjes nëpër vendet ku investon.

Një produkt anije nën ICGI janë Këshillat e Investimeve të mbështetur nga BERZH (IC), të cilat synojnë të kontribuojnë në një mjedis pozitiv të biznesit duke siguruar një platformë për dialog publik privat midis qeverisë, sektorit privat si dhe dhe komunitetit të donatorëve. Pjesa më e madhe e IC kryesohet nga Presidenti i Kryeministrave dhe mbështetet nga një sekretariat i IC, i cili menaxhohet nga ekipi i qeverisjes dhe çështjeve politike të EBRD brenda departamentit të ekonomisë, politikës dhe qeverisjes së BERZH-it.

Aktualisht EBRD mbështet 12 Këshillat e Investimeve në Evropën Lindore dhe Kaukaz, Ballkanin Perëndimor, Azinë Qendrore dhe Mesdheun Jugor dhe Lindor. Ato operojnë në Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Gjeorgji, Kosovë, Republika Kirgistan, Moldavi, Mali i Zi, Taxhikistan, Tunizi, Ukrainë dhe Uzbekistan.