Kompetencat dhe funksionet

Kompetencat e Avokatit të Tatimpaguesve fokusohen në zgjidhjen e kërkesave/ankesave të paraqitura nga tatimpaguesit për administrimin tatimor apo shkelje proceduriale tatimore nëpërmjet kryerjes së hetimit të plotë administrativ dhe:

– dhënies së rekomandimeve me karakter të përgjithshëm apo opinioneve këshillimore ndaj administratës tatimore për zgjidhjen e rasteve të konstatuara me shkelje;
– paraqitjes në hallkat administrative taimore të problematikave dhe shqetësimeve të tatimpaguesve në përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe procedurave administative;
– propozimeve për përmirësime proceduriale/legjislative në legjislacionin tatimor, pas shqyrtimit të problematikave dhe shqetësimeve.