Durrës

 

Vizitë Administrative në Qarkun e Durrësit – 26 Shkurt 2019

Më datë 26 Shkurt 2019, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një vizitë administrative në Qarkun e Durrësit.

Ndalesa e parë e Ministres ishte inspektimi i Zyrës Doganore të Degës Durrës dhe Zyra Doganore e Kosovës, ku u njoh nga afer me gjithë procedurat dhe lehtësimin që është bërë për biznesin Kosovar me hapjen e kesaj zyre.

Më tej ministrja bëri një ndalesë për të inspektuar ambientet e Zyrës së Punës Durrës, ku krahas njohjes së shërbimeve që ofron kjo për punëkërkuesit monitoroi nga afër edhe kapacitetet dhe ofrimin e shërbimit të sportelit ndaj qytetarëve.

Ministrja zhvilloi gjithashtu një takim me punonjës të administratës tatimore të qarkut Durrës si dhe pa nga afër zyrën e shërbimit të tatimpaguesve në këtë qytetet.

Së fundmi, Ministrja Denaj vizitoi ambientet e një  Shkolle Profesionale “Beqir Çela” në Durrës, ku inspektoi punimet për rikonstruksionin dhe ndërtimin e një godine të veçantë për këtë shkollë.