Drejtorinë e Privatizimit

Drejtor i drejtorisë

Klodian Mene

 

Misioni 

  • Zbaton programin e Qeverisë, në fushën e privatizimit dhe orienton punën për realizimin e projekteve të mbështetjes së privatizimit.
  • Organizon dhe koordinon hartimin e politikave të privatizimit, kuadrin ligjor e nënligjor

 

Struktura

Funksionet e Sektorit të Privatizimit dhe Monitorimit

  • Ndjek procedurat e privatizimit të pronës shtetërore (të aseteve të institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore, paketave shtetërore të shoqërive tregtare të sektorëve strategjikë e jo strategjikë).
  • Trajton kërkesat për privatizimin e pronës shtetërore të depozituara në mënyrë të vazhdueshme nga subjekte të ndryshme fizike dhe juridike.
  • Rakordon punën me organet qendrore e vendore, me drejtoritë brenda ministrisë dhe me drejtoritë homologe në ministritë e tjera për zbatimin e programit të privatizimit.
  • Merr pjesë në ankandet për privatizimin e pronës publike, të aseteve shtetërore, të paketave shtetërore të aksioneve në shoqëritë aksionare, të kuotave shtetërore në shoqëritë me kapital te përbashkët.

 

Funksionet e Degëve të Shoqërive Publike në Rrethe

(Janë 12 degë që janë pjesë e strukturës organike të MFE, DP por, ato ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë 12 Prefekturave të Qarqeve përkatëse)

  • Ndjekin realizimin e procedurave të vlerësimit (për efekt privatizimi) për objektet që janë miratuar për privatizim
  • Krijojnë regjistrin për përdorim nga të tretët të pronës publike dhe të dhënat për të ardhurat nga përdorimi i pronës publike, pasi kanë marrë të dhënat nga njësitë monitoruese të kontratave të qirasë dhe të enfiteozës

 

AKTE LIGJORE E NËNLIGJORE TË DREJTORISË SË PRIVATIZIMIT

  • BAZA LIGJORE PËR SHOQËRITË STRATEGJIKE

Ligj Nr. 8306 datë 14.3.1998 “Për Strategjinë e Privatizimit të Sektorëve me Rëndësi të Veçantë”, i ndryshuar.

Vendim Nr. 329, datë 12.7.1999 “Për procedurat e tenderit për zgjedhjen e investitorëve strategjike dhe për transferimin e aksioneve të zotëruara nga shteti në shoqëritë tregtare të sektorëve me rëndësi të veçantë”, i ndryshuar.

Vendim Nr.621, datë 25.9.1998 “Për krijimin e komitetit të konsulencës dhe të transparencës për privatizimin e sektorëve me rëndësi të veçantë të ekonomisë, i ndryshuar.

  • BAZA LIGJORE PËR SHOQËRITË JOSTRATEGJIKE

Ligj Nr. 8334, datë 23.4.1998 “Për privatizimin e shoqërive tregtare që veprojnë në sektorët jostrategjike”, i ndryshuar.

Ligj Nr. 9967, datë 24.7.2008 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.4, datë 9.7.2008, të këshillit të ministrave “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.

Ligj Nr. 7926 datë 20.4.1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shteterore në shoqëri tregtare, i ndryshuar.

Ligj Nr. 8810, datë 17.5.2001 “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë anonime “Albtelecom”, i ndryshuar (për paketën e mbetur shtetërore).

Ligj Nr. 9117, datë 24.7.2003 “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të “Armo” sha, Fier, (për paketën e mbetur shtetërore).

Ligj Nr. 8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar.

Vendim Nr. 832, datë 3.12.2014 “Për procedurat e privatizimit me ankand të paketave shtetërore të aksioneve të shoqërive tregtare, që veprojnë në sektorët jostrategjikë”.

Vendim Nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet, dhe procedurën e shitjes”, i ndryshuar.

Vendim Nr. 230, datë 4.4.1998 “Për privatizimin e pjesëve të kapitalit të zotëruara nga shteti në shoqëritë me kapital të përbashkët”, i ndryshuar.

Vendim Nr. 819, date 29.11.2007 “Per privatizimin e pasurive te ndermarrjeve apo te institucioneve shteterore”.

Udhëzim Nr. 106, datë 1.7.2003 “Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 230, datë 4.4.1998 “Për privatizimin e pjesëve të kapitalit të zotëruara nga shteti në shoqëritë me kapital të përbashkët”, i ndryshuar.

Udhëzim Nr. 5222, datë 26.6.2015 “Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 926, datë 29.12.2014 “për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, i ndryshuar.

  • BAZA LIGJORE PËR SHOQËRITË NË LIKUIDIM

Ligj Nr .9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar.

Ligj Nr. 9874, datë 14.2.2008 “Për Ankandin Publik”, i ndryshuar.

Vendim Nr.1719, datë 17.12.2008 “Për miratimin e rregullave të ankandit publik”, i ndryshuar.

Udhëzim nr. 5380, datë 20.7.2011 “Për procedurat e shitjes me ankand publik të aseteve të shoqërive anonime me kapital shtetëror në likuidim”.

Udhëzim Nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar.