Drejtorinë e Inspektimit Financiar

Drejtor i Drejtorisë

Bejko Late

Misioni i drejtorise

Misioni i inspektimit financiar publik është garantimi i zbatimit të ligjshmërisë në përdorimin e fondeve publike dhe dhënia e ndihmës në përmirësimin e menaxhimit financiar publik.

Struktura

Funksioni

Drejtoria e Inspektimit Financiar Publik përmbush funksionet :

 

  1. Shqyrton kërkesat, informacionet apo ankesat dhe jep mendim te Nëpunësi i Parë Autorizues për fillimin ose jo të inspektimit financiar publik apo të inspektimit paraprak.
  2. Kryen inspektime financiare publike, sipas rregullave të miratuara nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, si edhe është përgjegjëse për cilësinë e tyre.
  3. Propozon te Nëpunësi i Parë Autorizues dhe te Ministri i Financave dhe Ekonomisë masat që duhet të ndërmerren në përfundim të inspektimit financiar publik.
  4. Monitoron zbatimin e masave të kërkuara nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë në përfundim të inspektimit financiar publik, si dhe informon Nëpunësin e Parë Autorizues për zbatueshmërinë e tyre.
  5. Propozon për miratim urdhra, udhëzime dhe metodologji, sipas dispozitave të këtij ligji.
  6. Kryen rolin e AFCOS-it dhe shërben si pikë kontakti e OLAF-it.
  7. Paraqet te Nëpunësi i Parë Autorizues dhe te Ministri i Financave dhe Ekonomisë, raportin vjetor të veprimtarisë, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës.
  8. Kërkon dhe shkëmben informacion me njësi të tjera publike, në fushën e veprimtarisë së inspektimit financiar publik.

 

  1. Rubrika ” Denonconi veprimet korruptive me fondet publike”
  2. Raportime
  3. Baza ligjore/ Akte normative/ rregullative