Drejtoria e Strehimit

Drejtor i Drejtorise 

 

Struktura

 

Funksioni

Misioni i Drejtorise së Strehimit eshte te siguroje bazen ligjore, financiare dhe institucionale per përmirësimin e kushteve të banimit, rritjen e aksesit ne strehim te pershtashem dhe te perballueshem dhe permiresimin dhe mirembajtjen e banesave dhe vendbanimeve urbane. Ky synim është në përputhje me:

  • objektivat social të shtetit të percaktuara ne Kushtetuten e Republikes,
  • objektivat qeverisëse për rritjen ekonomike dhe zhvillimin social dhe;
  • ne përputhje me konventat ndërkombetare që percaktojne të drejten e strehimit.

Objektivat e punes se Drejtorise synojne:

  • te mbeshtesin, te zbatojne dhe te pershtasin objektivat e qeverise ne politika e programe per strehimin;
  • të zhvillojne politika, strategji dhe programe strehimi qe mbeshtesin zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, te cilat synojne:
  • permirësimin e kushteve të jetesës për shtresat e varfëra dhe të margjinalizuara, përmes financimit të programeve sociale të strehimit
  • rritjen e aksesit ne strehim te të rinjve dhe shtresës së mesme te shoqerise;
  • zhvillimin e mekanzimave financiar te strehimit dhe partneritetet midis sektorit shteteror e atij privat bankar e ndertues per sigurimin e ofertave te perballueshme;
  • nxitjen e programeve te riperteritjes urbane dhe mirembajtjes se banesave
  • te permiresojne performancen e njesive të ngarkuara me zbatimin e ketyre politikave lidhur me eficiencen dhe efektivitetin e perdorimit te fondeve dhe arritjen e grupeve të synuara.

 

Ligji nr. 22/2018 “Per Strehimin social”

 

  1. Projektvendime per konsultim publik
  2. Buxheti i strehimit 2019

 

  1. Programi i subvencionimit te interesave te kredive