Drejtoria e Përgjithshme e Pronës Publike

Drejtori i Drejtorisë

Ergys Qirici

Misioni

Shitja e pronave shtetërore të miratuara për privatizim, nëpërmjet një procesi sa më transparent për publikun me qëllim maksimizimin e vlerës së tyre.

Struktura

Baza ligjore:

VENDIM Nr. 926, datë 29.12.2014 PËR KRITERET E VLERËSIMIT TË PRONËS SHTETËRORE, QË PRIVATIZOHET APO TRANSFORMOHET, DHE PROCEDURËN E SHITJES

UDHËZIM Nr. 10, datë 12.4.2018 PËR DISA NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 5222, DATË 26.6.2015, “PËR ZBATIMIN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 926, DATË 29.12.2014,“PËR KRITERET E VLERËSIMIT TË PRONËS SHTETËRORE QË PRIVATIZOHET APO TRANSFORMOHET DHE PROCEDURËN E SHITJES””

Funksionet

Përgatitja e dokumentacionit të dërguar nga njësitë administruese të pronës për dhënien me qira të pasurive  shtetërore,  zhvillimi i procedurës së dhënies me qira si dhe lidhja e kontratave të qirasë.

Administrimi i të gjithë dokumentacionit për lidhjen e kontratave të qirasë prej fillimit të procesit deri në dorëzimin e objektit shtetëror të qiramarrësit dhe arkivimi i praktikës në arkivin e institucionit.

Ndjekja dhe monitorimi i kontratave të qirasë dhe enfiteozës për zbatimin e kushteve kontraktore në drejtim të realizimit të shlyerjes së detyrimit mujor, kushteve të marra përsipër për vlerat e  investimit  dhe numrin e të punësuarve në objektin e marrë me qira.

Shpallja e Zonave Teknologjike dhe të Zhvillimit Ekonomik.

Organizimi dhe mbikqyrja e punës për ndjekjen në vazhdimësi të procedurave ligjore për përzgjedhjen e zhvilluesit të TEDA.

Monitorimi dhe mbikqyrja e ndërtimit të zonës nga zhvilluesi dhe miratimi i përdoruesve të Zonave Teknologjike dhe të Zhvillimit Ekonomik.

Analiza e bilanceve të shoqërive aksionare dhe të përbashkëta, mbi bazën e të cilave  bëhet miratimi dhe propozimi i shpërndarjes së rezultatit të ushtrimit.

Monitorimi i procesit të hartimit dhe të realizimit të programeve vjetore afatshkurtër-afatmesëm dhe të parashikimeve të veçanta të zhvillimit të shoqërive tregtare me kapital shtetëror mbi 51 përqind.

Ndjekja e  realizimit të treguesve ekonomiko-financiare të shoqërive tregtare.

Monitorimi i “Dividendit” për Buxhetin e Shtetit.

Përgatitja e qëndrimeve te aksionarit Shtet për në mbledhjet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të Aksionarëve dhe të Ortakëve.

Ndjekja e  raporteve të kapitalit për shoqëritë me kapital pjesërisht shtetëror, ndjekja e ndryshimeve të kapitalit të shoqërive aksionare dhe përgatitja e praktikës për depozitimet në regjistrin tregtar.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Pronës Publike ka në strukturen e saj:

  1. Drejtorinë e Administrimit të Pronës Shtetërore
  2. Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike
  3. Drejtorinë e Privatizimit
  4. Njoftime