Postuar më: 18/12/2019

Deklaratë e Ministres Denaj në mbyllje të Kryesimit të CEFTA-s nga Shqipëria

Në mbyllje të Kryesimit nga Shqipëria të Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në Europën Qendrore, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, dha një deklaratë për mediat, së bashku me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, znj. Genoveva Ruiz Cavalera dhe z. Emir Djikic, Drejtor në Sekretariatin e CEFTA-s. Më poshtë gjeni deklaratën e Ministres Denaj.

 

Deklaratë e Ministres Anila Denaj:

 

Kam kënaqësinë e veçantë të mbaj ditën e sotme këtë Deklaratë për Shtyp me Sekretariatin e CEFTA-s, Komisionin Europian dhe palët e CEFTA-s, si një përmbyllje e suksesshme e Kryesimit të Shqipërisë në CEFTA për vitin 2019.

Jemi shumë krenarë për arritjet e këtij viti, veçanërisht duke vlerësuar numrin dhe rëndësinë e aktiviteteve të ndërmarra.

Më në fund, Komiteti Ndërministror i CEFTAs adoptoi sot, në datë 18 Dhjetor dokumentat e mëposhtëm:

Protokolli shtesë 6 për tregtinë e shërbimeve,

Vendimi 1/2019 për Vendosjen e Procedurës së Validimit për Njohjen reciproke të programit të Autorizuar të Operatorëve Ekonomikë në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen.

Vendimi 2/2019 për Zhdukjen e Kontratës së Drejtorit të Sekretariatit të CEFTA-s

Vendimi për krijimin e Komitetit Përzgjedhës të Rekrutimit të Stafit të Sekretariatit të CEFTA

Rekomandimi për Strategjinë e Menaxhimit të Riskut.
Të gjitha dokumentet e përmendur do të hapin rrugën për bashkëpunim dhe lehtësim të mëtejshëm të tregtisë brenda rajonit tonë.

Zbatimi i tyre do të rrisë parashikueshmërinë, sigurinë dhe mbrojtjen midis palëve.

Zbatimi i tyre do ta bëjë rajonin tonë më tërheqës për investime dhe do të rrisë rolin tonë në botë si partner tregtar.

Më lejoni të përfitoj nga rasti për të falënderuar Komisionin Evropian dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Prania dhe përvoja e tyre është thelbësore për ne dhe objektivat tona në integrimin ekonomik në Bashkimin Evropian.

Sa më sipër, përcjell disa përgjegjësi të rëndësishme për kryesuesin tjetër në CEFTA.

Shqipëria do të jetë gjithmonë i pranishëm, si një partner dhe anëtar kyç për të nxitur zhvillimin ekonomik, liberalizimin e tregtisë dhe integrimin rajonal.

Dhe duke pasur parasysh sa më sipër, i uroj një vit shumë të suksesshëm Kryetarit të ardhshëm në Zyrë!

Faleminderit.