Amortizimi

  • Pronari i aktivëve;
  • Personi që mbart riskun duke u bazuar në të dhënat e kontratave përkatëse
  • Normat e lejuara për efekt fiskal në masën 5%, 15%, 20% dhe 25%
  • Toka, trualli, veprat e artit, sendet antike, bizhuteritë, metalet dhe gurët e çmuar, nuk amortizohen.

          

                Amortizohen individualisht :

  • Kostot e blerjes ose ndërtimit, kostot e përmirësimit, rinovimit dhe rikonstruksionit të ndërtesave, si dhe kostot e konstruksioneve, makinerive e pajisjeve me afat përdorimi më të madh se 20 vjet, të trupëzuara në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme me ndërtesat ose tokën, amortizohen me një normë prej 5% mbi vlerën e mbetur.
  • Aktivet e patrupëzuara të biznesit si patentat, markat tregtare, shpenzimet e nisjes së aktivitetit, “emri i mirë” në rastet kur ky i fundit është blerë, etj., amortizohen me një normë prej 15%;