Postuar më: 31/07/2018

Akti Normativ i Buxhetit 2018

Akomodohet paketa e solidaritetit e fundvitit

Këshilli i Ministrave miratoi Aktin Normativ të Buxhetit të vitit 2018. Niveli i deficitit të përgjithshëm fiskal mbetet i pandryshuar në nivelin prej 2% të PBB. Ndryshimet e realizuara me Aktin Normativ janë: Akomodimi i një bonusi vjetor shtesë për pensionistët me një vlerë totale në buxhet prej 3 miliard Lekë (rreth 30 milion dollarë). Realizon ri-alokime në investimet publike e cila do të rrisë eficencën e ekzekutimit të tyre. Përvec ri-alokimive midis zërave të ndryshëm të investimeve publike, në total mundësohet edhe një rritje e tyre krahasuar me buxhetin fillestar prej rreth 300 milion Lekë (ose rreth 3 milion dollarë). Investimet publike totale të qeverisë qëndrore në këtë AN arrijnë tashmë në nivelin e 86.7 miliard Lekë (rreth 860 milion dollarë) duke arritur nivelin e 5.3% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) nga 5.2% që ishte programuar në ligjin fillestar të buxhetit. Sistemi i energjisë elektrike merr një pjesë kryesore të shtesës së investimeve publike me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të sistemit. Por njëkohësisht, situata financiare e koorporateva energjitike e përmirësuar ndjeshëm së fundmi, do të mundësojë në këtë vit kthimin e një pjesë të huasë së marrë vitet e mëparshme nga buxheti i shtetit, e reflektuar në vlerën prej 1 miliard Lekë (rreth 10 milion dollarë) në këtë AN.