Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Treguesit fiskalë të konsoliduar të dy-mujorit

Të ardhurat 3.5 miliardë lekë më shumë Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi treguesit fiskalë të konsoliduar të dy-mujorit të parë të vitit. Të ardhurat e përgjithshme arritën në rreth 67.6 miliardë Lekë me një realizim 99.1% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 ky zë ka rezultuar 5.5% më i lartë ose rreth 3.5 miliardë Lekë më shumë. Të ardhurat nga “Tatime dhe Dogana” ...

Progres Raporti i BE-së dhe Banka Botërore

Vlerësojnë disiplinën fiskale dhe rritjen ekonomike në Shqipëri Komisioni Europian publikoi më 17 prill Raportin e Progresit për Shqipërinë, i cili vlerëson zhvillimet tejet pozitive të ekonomisë, kryesisht në aspektin e disiplinimit fiskal, uljes së borxhit, krijimit të vendeve të reja të punës dhe zbutjen e varfërisë dhe pabarazisë në vend. Shqipëria vijoi të konsolidojë stabilitetin makroekonomik. Borxhi vijoi trendin rënës. Ekonomia shqiptare vazhdoi të ...

Konsultim i gjerë me sipërmarrjen për nismat fiskale

Përmirësimi i klimës së biznesit, kryefjala e qeverisë Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur një proces të gjerë konsultimi e komunikimi me sipërmarrjen dhe shoqatat e biznesit për t’u njohur me propozimet për ndryshimet në paketën e re fiskale. Takimi i parë u zhvillua mes ministrit Arben Ahmetaj dhe Shoqatës së Ndërtuesve, duke adresuar edhe një kërkesë të kahershme të tyre që ka nisur në vitin 2008 për ndarjen e përgjegjësisë tatimore midis ..

Taksa zero për biznesin e vogël, përfituan 73 mijë sipërmarrje

Rishikohet kufiri për tatim-fitimin Në 1 prill hyri në fuqi ndryshimi i pragut të deklarimit të TVSH-së, nga 5 në 2 milionë lekë xhiro në vit. Nga ky ndryshim preken 9,775 subjekte të biznesit të vogël, kontributi i të cilëve në të ardhurat e përgjithshme që mblidhen nga tatimet e doganat është vetëm 0.8% e totalit. Përfshirja në skemën e TVSH-së nuk ka asnjë ngarkesë të shtuar fiskale për biznesin e vogël. Taksa e biznesit të vogël mbetet zero, një lehtësim i ...

Ligji për Financat Vendore – Një vit më pas

Viti 2017 ishte viti i parë i implementimit të Reformës Administrative–Territoriale, dhe një vit nga zbatimi i saj, rezultatet janë të prekshme. Të ardhurat nga burimet e veta të njësive vendore janë rritur me 87 milionë dollarë apo 8.7 miliard lekë në vitin 2017, krahasuar me 2013. Zbatimi i Reformës Administrativo-Territoriale ka vijuar me thellimin e procesit të decentralizimit, duke kaluar në bashkitë e vendit kompetencat ...