Postuar më: 31/07/2018

440 mijë euro financim

Mbi 110 projekte të sipërmarrësve të rinj

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në basgkëpunim me GIZ prezantuan projektin IDEA, pjesë e programit PROSEED, incili synon mbështetjen financiare përmes skemave grant për sipërmarrësit e rinj. Projekti IDEA është një mundësi që i ofrohet moshave të reja, nga mosha 19 deri ne 34 vjeç. Nëpërmjet kësaj mbështetje, qeveria gjermane ka vënë në dispozicion një fond rreth 440,000 EUR dhe synon të sigurojë të paktën 110 grante për sipërmarrësit e rinj, por edhe sipërmarrësit ekzistues duke siguruar në këtë mënyrë hapjen e 110 bizneseve dhe krijimin e rreth 140 vende pune. Një faktor i rëndësishëm është shtrirja gjeografike e bizneseve të reja në rajone të ndryshme të Shqipërisë. Thirrja për aplikime do të hapet në datën 1 gusht në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.