Burimet e të ardhurave në Shqipëri

  • Të ardhurat nga marrëdhënia e punës në Republikën e Shqipërisë;
  • Të ardhurat nga veprimtari kulturore apo sportive, si dhe veprimtari të tjera, personale në Republikën e Shqipërisë;
  • Të ardhurat e zhvilluara nga një person jorezident, nëpërmjet një personi me seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë;
  • Të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi sendet e paluajtshme, që i përfiton një person me seli të përhershme në Shqipëri;
  • Të ardhurat nga pronësia mbi pasuritë e paluajtshme, aksesorët dhe frytet e saj, si dhe të ardhurat nga të drejta të tjera, që rrjedhin nga pronësia mbi sendet e paluajtshme, në rast se këto të fundit ndodhen në Republikën e Shqipërisë;
  • Të ardhurat nga kalimi i pronësisë i sendeve të përcaktuara në pikën mësipërme
  • Të ardhurat nga dividentët e shpërndarë nga një person juridik, rezident;
  • Të ardhurat nga pjesët e fitimit, të paguara nga një ortakëri rezidente;
  • Të ardhurat e paguara nga organet e qeverisjes qendrore apo vendore ose nga një rezident shqiptar, ose që paguhet nga një jo rezident, nëpërmjet një personi që ka seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë;
  • Të ardhurat nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale, qiraja dhe enfiteoza; si dhe të ardhurat nga lojërat e fatit.
  • Të ardhurat e realizuara nga shërbimet e kryera në territorin e Shqipërisë nga një person jorezident;
  • Të ardhura të tjera që nuk identifikohen në format e paraqitura më lart